albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ Qeveria shqiptare diskriminon dhe penalizon dyqanet online për llogari të qendrave tregtare

by Editor
September 12, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Ekskluzive/ Qeveria shqiptare diskriminon dhe penalizon dyqanet online për llogari të qendrave tregtare
Share on FacebookShare on Twitter

Siç e dimë tashmë, prej disa vitesh, në Shqipëri, dyqanet online kanë njohur një rritje të konsiderueshme, duke ia lehtësuar punën e dhe blerësve, duke i dërguar produktet në shtëpi dhe paltformat e përdorura për të bërë shitjet onlinë në vend janë më së shumti facebook-u dhe instagrami.


Në redaksinë e portalit Timoni.al kanë ardhur disa denoncime, nga subjekte të ndryshme që shesin online se sa herë ndërrohet sezoni apo fillon sezoni i ri i shitjeve, dy, tre javë a më shumë subjektet online kanë probleme, pasi “ Meta” (facebook dhe Instagram) bën ndryshime.



Disa subjekte kanë kontaktuar me facebook-un përmes linjave që chatit që vetë “META” ofron dhe përgjigja e tyre ka qenë se kjo problematikë ndodh për shkak të ligjeve në lidhje me privatësinë të qeverisë shqiptare. Problematika zgjar në varësi se çfarë ndryshimesh kërkon të bëjë qeverija jonë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025


Kjo u ka shkaktuar dëme të mëdha bizneseve online në këtë fillim sezoni, dhe mes subjekteve dyshohet se kjo bëhet për të favorizuar qendrat tregatre në vend dhe se çështja e privatësisë është thjesht një kamuflim, pasi në bumin që patën shitjet online para tre vjetësh, qendrat tregtare ishin në prag falimenti.


Gjithashtu qeveria ndryshoi edhe taksimin për blerjet jashtë vendit, ku shuma që mund të blije pa u taksuar ishte 300 euro dhe tani është bërë vetëm 20 euro.

Ndërkohë që nqs më përpara blerja nga Kina ishte “free shiping” , pra nuk kishe kosto transporti, tashmë ka shkuar në 50 euro transport për një palë atlete, edhe nëse atletet që blen janë 15 euro, dogana jonë llogarit edhe koston e transportit pra takson 65 euro, me 22% duke bërë kështu që njerëzit të mos blejnë nga jashtë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL