TIRANË- Pas disa shtyrjeve, Partia Socialiste do të mbledhë ditën e dielë (28 Korrik), Kongresin Kombëtar, që ka në fokus organizimin e strukturave për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa paraprakisht mësohet se punimet do të jenë një miksim mes diskutimeve për partinë, por edhe qeverinë.
Në Kongresin e ditës së nesërme do të votohen anëtarët e rinj të Asamblesë, ku sipas burime të portalit Timoni.al, Rama pritet që të largojë nga posti i ministrit të gjithë ata që do mbajnë peshën e drejtuesit të qarkut dhe do të zëvendësohen me emra të panjohur. Pritet që largohet nga posti i ministrit Belinda Balluku, Taulant Balla, Niko Peleshi, Ulsi Manja si dhe Elisa Spiropali. Ata ministra që nuk do të kenë funksion politik në zgjedhje do të vazhdojnë ende të mbeten ministra.
Rama ka paralajmëruar gjitashtu se asnjë deputet nuk e ka të sigurtë vendin në listë për zgjedhjet e vitit 2025. Kongresi i nesërm pritet me shumë interes sepse do të ketë shumë supriza pasi pritet që të lëvizen edhe drejtuesit e qarqeve që do shkojnë diku tjetër. Blendi Klosi pritet që të shkoj si drejtues qarku midis Elbasanit dhe Fierit. Damian Gjiknuri mund të rikthehet në Vlorë. Taulant Balla mund të rikthehet në Elbasan.
Rama po ashtu ka kërkuar që të mos jenë pjesë e listës drejtorët që kanë poste të tjera në parti apo dhe në administratë. Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjerë janë automatikisht për shkak të funksionit (kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).
Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigranteve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.
Për kandidatët të cilët do të aspirojnë të bëhen deputetë nga radhët e PS, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e tyre. Më herët eskponentë të ndryshëm në daljet e tyre publike, kanë deklaruar se një pjesë e mirë e deputetëve aktualë, pritet të lihen jashtë listave në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbetet për t’u parë nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do të preferojë të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten nga drejtimi Kuvendit të Shqipërisë.
Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.
Agjenda
Sesioni i parë do të jetë i ndarë në tre pjesë: Mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe partia
1. Kongresi fillon me arritjet e qeverisë
2. Antikorrupsioni (Flasin Adea Pirdeni, Fatmir Xhafaj))
3. Partia (Blendi Klosi, Elisa Spiropali dhe Bora Muzhaqi për nismën “Deputeti që duam”)
Në përmbyllje të këtij sesioni do të flasë kryeministri Edi Rama, dhe në fund do të bëhet votimi i asamblesë së re.