albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ekskluzive/ “Shiti” infomacion tek bandat kriminale, SPAK i sekuestron telefonin zyrtarit të policisë Edmond Rizaj

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 4 mins read
0
Ekskluzive/ “Shiti” infomacion tek bandat kriminale, SPAK i sekuestron telefonin zyrtarit të policisë Edmond Rizaj
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor, pasi disa prej eksponentëve kriminalë nuk u kapën në kuadër të operacionit për të goditur grupin e drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan. Edhe dy vëllezërit Franc e Hajdar Çopja nuk u vunë në pranga në operacionin e 31 korrikut 2024.

Me dyshimet se Policia ka nxjerrë sekretin hetimor, SPAK është vënë në lëvizje dhe burime për portalin Timoni.al bëjnë me dije se është sekuestruar telefoni i drejtuesit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda. Poashtu është sekuestruar edhe telefoni i ish-drejtorit Muhamet Rrumbullaku si dhe Drejtuesit të Drejtorise së Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Edmond Rizaj. Rizajt i është marr telefoni nga SPAK ndërsa i është kthyer numri mbrapsht. Edomod Rizaj dyshohet se ka shitur informacionet e SPAK tek bandat kriminale në vend, duke i mundësuar atyre që të largoheshin para se të kryhej operacioni për arrestimin e tyre.

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sitë në sitë 10 agjentë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara në kuadër të operacionit që goditi bandën e vëllezërve Çopja në Elbasan. Po ashtu, SPAK ka marrë në pyetje edhe 3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin. SPAK i ka sekuestruar telefonin ish-drejtorit Muhamet Rrumbullakut,

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Si e shiti informacionin e SPAK Edmond Rizaj?

Në megaoperacionin e SPAK për arrestimet e personave të shpallur në kërkim, si rrallëherë nuk kanë marrë pjesë Forcat Operacionale.Por kush janë drejtuesit e lartë të policisë që kanë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për dekonspirimin:


1-Ish-drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, i cili ka marrë informacionin nga SPAK dhe ka organizuar punën për të vënë në shërbim RENEA dhe FNSH, struktura që vihen në lëvizje vetëm me firmën e tij dhe të zv. Drejtorit të Pergjithshëm Sokol Bizhga.

2-Neritan Nallbati i cili aktualisht është Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Nallbati është pjesë e operacionit dhe i takonte të menaxhonte strukturat që do angazhoheshin në këtë operacion. SPAK ka sekuestruar telefonin e Nallbatit për të zbuluar lidhjet e tij me krimin e organizuar.


3-Ndërsa personi i drejpërdrejtë që duhet të kryemte ekzekutimet e masave te arrestim është Drejtuesi i Drejtorise së Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Edmond Rizaj.
Edmond Rizaj kishte marrë ekzekutimet e masave rreth dy ditë përpara se të kryhej Operacioni me urdhër të SPAK.


Të tre Drejtuesit e Policisë së Shtetit do duhej të menaxhonin dhe koordinonin të gjithë Operacionin. Dështimi spektakolar për të arrestuar disa nga personat me rrezikshmëri të lartë, vesh me përgjegjësi kupolën e policisë, fijet e së cilës janë ngatërruar keq me krimin e organizuar. Një përgjegjësi që në rastin më të mirë, duhet ta mbajë për paaftësi në ruajtjen e sekretit hetimor si dhe për menaxhim të keq të veprimeve policore.


Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.


Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.


Në përgjimet e kësaj dosje, oficerët e policisë përveç kultivimit të drogës, shisnin informacione te Krimi i Organizuar për kundërshtarët e tyre, futeshin në sistemin TIMS duke ndjekur gjithë lëvizjet e personave.


Një fakt shumë domethënës është koha kur SPAK ka kërkuar nga autoritetet franceze, përgjimet e Sky CC për disa eksponentë të Krimit të Organizuar, e cila mban datën 30 qershor 2023. Kujtojmë se në periudhen qershor-korrik-gusht të vitit 2023, me urgjencë u emëruan dhe iu dhanë gradat më të larta, në Drejtorinë e Policisë, në Departamentin e Informacionit dhe Teknologjisë dhe Krimit Kibernetik, persona që nuk kishin asnjë lidhje me Policinë e Shtetit. E gjithë skema e emërimeve u përdor për marrjen e të dhënave në sistemin TIMS., në datën 2 gusht 2023.


Duket se SPAK ende nuk po e kap “dashin nga brirët”, për të patur më në fund rezultate të cilat do shenjonin kthesën e shumëpritur për drejtësinë në Shqipëri. Pastrimi i Kupolës së policisë është më emergjent seç duket.
Në operacionin e fundit, sipas dosjes hetimore duket qartë edhe përfshirja e politikaneve me eksponentë të krimit.


Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca. Rrjeta e SPAK duket se do të shkojë në nivele edhe më të larta të politikës. Përgjimet e SKY CC për politikanët e nivelit të lartë, do të tregojnë si përfshihen ata në korrupsion dhe në abuzimin me tenderat publikë, duke përfituar në kurriz të shqiptarëve miliona euro.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL