Më 20 gusht 2024, pas një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Athina, është realizuar arrestimi dhe ekstradimi në Shqipëri i Kujtim Demirit, i kërkuar për trafik të miturve.
Demiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana dhe ishte dënuar me 15 vjet burg për trafikimin e një fëmije të mitur nga Shqipëria në Greqi, ku e kishte shfrytëzuar për të lypur nën ushtrimin e dhunës.
Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për të sjellë në drejtësi personat në kërkim ndërkombëtar.