albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“El Clasico” u takon mbretërve: Real Madridi mposht Barcelonën dhe rimerr kreun

by Editor
October 16, 2022
Reading Time: 4 mins read
0
“El Clasico” u takon mbretërve: Real Madridi mposht Barcelonën dhe rimerr kreun
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi ka dal triumfues ndaj Barcelonës në El Clasicon që u luajt në kuadër të javës së nëntë në La Liga, me rezultat 3-1.

Pas  vetëm 12 minutash lojë, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e Karim Benzemas, me një asistim të Vinicius Junior.

Por, katalunasit filluan të merrnin vetën dhe lëshuan një rast të artë përmes Robert Lewandowskit që nuk ia doli ta fuste topin në rrjetën e zbrazët.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

 

Mbretërit vazhduan me lojë të fortë, dhe e ndëshkuan për herë të dytë skuadrën që drejtohet nga Xavi Hernandez.

Ishte Ferland Mendy, ai që asistoi te Federico Valverde (35’), që nga jashtë zonës, e mposhti portieri Marc Andre ter Stegen për 2-0.

Në 45 minutat e dytë, ishin sërish vendasit që e dominuan takimin, po katalunasit e ngushtuan epërsinë e tyre, për të rindezur edhe më shumë sfidën.

 

Benzema shënoi në minutën e 52-të, dhe u mendua se ishte goli i tretë për Real Madridin, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 78-të, Ansu Fati shpërdoroi një rast të mirë shënimi, duke qëlluar jashtë.

Por, Ferran Torres (83’) i ngushtoi shifrat në 2-1, duke ngjallur spektalin edhe më shumë në “Santiago Bernabeu”.

Mbretërit nuk u dorëzuan deri në fund, dhe fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Rodrygo Goes (90+1′), për fitoren 3-1.

Reklama
Pas javës së nëntë, Real Madridi është në vendin e parë me 25 pikë, tri më shumë se Barcelona, ndërsa në xhiron e dhjetë, madrilenët takohen me Elchen, gjersa katalunasit me Villarealin.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL