Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike teksa kujdeseshin për bimët e kanabisit me vlerë 52,000 paund në një banesë në Blackpool. Sipas mediave britanike, Francesk Markaj dhe Arbri Dervishi, të dy nga 26 vjeç, janë detyruar të punonin në fermën e kanabisit, pasi trafikantët që i ndihmuan të hynin në ishull, i kërcënuan se do t’i vrisnin.
Gjykata e Lartë në Preston këtë javë mësoi se burrat ishin futur kontrabandë në vend me një kamion dhe më pas u detyruan të punonin në fermë për të paguar një borxh ndaj një grupi të krimit të organizuar, i cili organizoi që ata të niseshin nga Belgjika.
Një oficer i dytë u ngjit lart dhe gjeti Markajn në një dhomë gjumi si dhe bimë kanabisi të përhapura nëpër dhoma të ndryshme. Në total, 105 bimë u shkatërruan me një rendiment të mundshëm prej 4.2 kg, të cilat kishin një vlerë me shumicë midis 12 mijë-32 mijë £ dhe një vlerë në rrugë prej 52 mijë £.
Duke mbrojtur Dervishin, Tom Lord tha se klienti i tij ishte shfrytëzuar nga kriminelët që organizuan transportin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ashtu si shumë të rinj tani, veçanërisht nga Shqipëria, ai hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, por jo tërësisht me vullnetin e tij të lirë. Ai është një emigrant ekonomik, ai ishte fillimisht në Itali për tre vjet dhe nëpërmjet një kamioni nga Belgjika, hyri në Britani”, tha avokati i tij.