albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë 4 kandidatët në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

by Editor
June 12, 2023
Reading Time: 1 min read
0
EMRAT/ Kush janë 4 kandidatët në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së
Share on FacebookShare on Twitter

Këshillit Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka marrë nën shqyrtim këtë të hënë dosjet e 6 kandidatëve, të cilët kanë shprehur interes për të drejtuar median e vetme publike në vend. Të pranishëm kanë qenë 9 nga 10 anëtarët e këshillit.

Më konkretisht, 6 kandidatët që kishin shpprehur interes kanë qenë Alfred Peza, Engjëllush Musai, Enrik Mehmeti, Helidon Haliti, Laureta Roshi dhe Viron Roboçi.

Anëtarët e Këshillit Drejtues votuan në mënyrë të fshehtë lidhur me vlerësimin për dosjen e secilit kandidat. Komisioni i votimit përbëhej nga 3 anëtarë, Milena Selimi, Edmond Tullumani dhe Ëngjëll Ndocaj të cilët lexuan edhe rezultatet e votimit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Për pasojë për fazën e mëtejshme të konkurrimit u kualifikuan Alfred Peza, Enrik Mehmet, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit Drejtues do të mbahet ditën e nesërme ku pasi të dëgjohen platformat e kandidatëve të kualifikuar për garën më pas do të kryhet votimi i fshehtë për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së.

Gara për zgjedhjen e kreut të ri të RTSH-së u hap në 31 maj, dhe afati i lënë për personat që të paraqisnin aplikimet e tyre ishte 10 ditë.  Ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni, Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i tij më 13 prill të këtij viti,  pasi më pas u emërua në postin e  zv.Ministrit të Mbrojtjes.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL