albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO jep dënimin për 10 të pandehurit

by Editor
June 25, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO jep dënimin për 10 të pandehurit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të martë dënimin për 10 të pandehurit e dosjes së laboratorit të kokainës të zbuluar në fshatin Frakull të Fierit, të cilët akuzohen për trafikimin e 485 kg lënde narkotike të fshehur në plehun kimik.

Të pandehurit janë shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup kriminal, duke u dënuar në total me mbi 90 vite burgim, teksa kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në këtë grup kriminal ishte i përfshirë ish-kreu i komunës Frakull, Viktor Çervanaku (deri në 2021 i punësuar si drejtor pranë OST) si dhe familjarët, si i biri, i vëllai dhe e dashura e djalit të tij.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Laboratori i drogës u zbulua në nëntor të vitit 2022 gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze. Operacioni çoi në zbulimin e rreth 430 kg kokainë, të fshehur në 20 paleta me 24 ton pleh artificial, që janë porositur në Kolumbi nga Zenel Çervanaku dhe kanë zbarkuar fillimisht në portin e Tivarit, në Mal të Zi.

Droga u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.

Për këtë rast SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “Mirditori”.

DËNIMET:

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL