albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Nga porositë në “Tik Tok” te laboratori në Kosovë, si u zbulua skema e mashtrimit për dokumentet e falsifikuara

by Editor
June 13, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
EMRAT/ Nga porositë në “Tik Tok” te laboratori në Kosovë, si u zbulua skema e mashtrimit për dokumentet e falsifikuara
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës arrestoi ditën e sotme tre persona në kuadër të operacionit të koduar “Watermark”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Në pranga u vunë shtetasit Mariglen Hoti, 35 vjeç, Shkëlqim Hoxha, 52 vjeç, dhe Ilir Hoxha, 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamzë Mariglen Hotin dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një patentë italiane të dyshuar të falsifikuar. Nga hetimet ka rezultuar se Mariglen Hoti kundrejt pagesës gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Operacioni mbulon një numër të madh zbulimesh të shtetasve shqiptarë që tentuan të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet aeroporteve të ndryshme në Gjermani duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara.

“Në datën 09.11.2022 në aeroportin e Hanoverit është arrestuar një çift shqiptar të cilët po tentonin të fluturonin për në Londër duke përdorur dokument greke të falsifikuara. Pasaportat përmbanin një përzierje të filigranteve S të dyfishtë dhe gjysmëhënë, gjithashtu përmbanin një çip të lexueshëm. Shtetasit e arrestuar janë O.N. dhe K.L., dhe gjatë hetimeve u konstatua se një i afërm i tyre kontaktoi me një falsifikues në Shqipëri nëpërmjet rrjetit ‘Tik-Tok’, profili “passaporaeurope”, thuhet më tej në dosje.

Në vijim të hetimeve nga ana e Prokurorisë Tiranë, të kryera me metoda speciale të hetimit si blerje e simuluar, vëzhgime, etj, u zbulua mekanizmi ku shtetas të ndryshëm porosisnin dokumente të falsifikuara duke përfshirë pasaporta tek shtetasi Mariglen Hoti dhe ky i dërgonte porositë në laboratorin në Kosovë, ku dhe kryheshin falsifikimet.

Këto dokumente më pas dërgoheshin në destinacion nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre që kamuflonin këtë veprimtari të kundraligjshme duke u marrë me transportin e udhëtarëve nga Kosova në Shqipëri dhe më gjerë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL