albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë 

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
EMRI/ Arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës, një nga më të kërkuarit në Evropë 
Share on FacebookShare on Twitter

Haredin Fejzulla, 58-vjeçari shqiptar, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burg, është arrestuar nga Policia Kombëtare në Madrid.

Një operacion i policisë Kombëtare spanjolle çoi në arrestimin e 10 personave, në lagjen Carabanchel të Madridit, mes të cilëve edhe H.Fejzulla, i akuzuar për drejtimin e një bande me bazë në Belgjikë dhe i përkushtuar për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, një biznes i paligjshëm me të cilin ata grumbulluan një pasuri prej më shumë se katër milionë euro.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sipas Policisë, hetimet për gjetjen e tij kanë nisur në janar të vitit 2023, për shkak të dyshimeve se ai mund të fshihej në Madrid. I arratisuri mori masa të shumta sigurie për të mos u lokalizuar dhe kishte mjete të ndryshme me të cilat udhëtonte të fshehura, si dhe shtëpi të shumta ku kalonte natën me ndërprerje.

Ai ndërronte rregullisht edhe celularin. Megjithatë, ai u gjet të enjten e kaluar në lagjen Carabanchel kur po shkonte drejt një furgoni që kishte shkuar për ta kërkuar pranë njërës prej vendstrehimeve të tij.

Policia Kombëtare arrestoi Haredin Fejzullën sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet belge, vend në të cilin ai u dënua me më shumë se 29 vjet burg për 13 krime të trafikut të drogës, anëtarësimit në organizatë kriminale dhe falsifikimit të dokumenteve të kryera, mes viteve 2014 dhe 2018. Pas arrestimit, ai është vënë në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore të Gjykatës Kombëtare, e cila duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë në Belgjikë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL