albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Kishte mbushur tokën e tij me kanabis, prangoset 28 vjeçari në Fier

by Editor
September 20, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
EMRI/ Kishte mbushur tokën e tij me kanabis, prangoset 28 vjeçari në Fier
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Xhuljan Thomo është 28 vjeçari që ka rënë sot në prangat e policisë për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të riut iu gjetën bimë kanabis sativa në tokën e tij, të cilat më pas u asgjësuar përmes djegies.

Njoftimi i plotë:

Fier / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Grecalli”.

Kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL