albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

by Editor
September 17, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës
Share on FacebookShare on Twitter

TROPOJË– Zyra Islamaj do të jetë kryetarja e re e komanduar e bashkisë së Tropojës. Rexhë Byberi ia ka deleguar detyrën nënkryetares, pasi vetë ndodhet në arrest shtëpie se ka miratuar nisjen e punimeve të një rruge pa projekt zbatimi dhe pa preventive, por vetëm me një projekt ide. 

Sipas hetimeve të SPAK, në kundërshtim me ligjin, Byberi bashkë me nënkryetarin e kësaj Bashkie, kanë miratuar, “një projekt idenë e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas vendimit, këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Konkretisht për kryerjen e punimeve në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh.

RELATED STORIES

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024
Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Prokuroria regjistron procedimin penal, ja akuzat që rëndojnë ndaj të dyshuarve

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Prokuroria regjistron procedimin penal, ja akuzat që rëndojnë ndaj të dyshuarve

September 17, 2024

Gjithashtu, sipas njoftimi, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës siç janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit. 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL