Policia e Elbasanit ka nisur ditën e sotme një procedim penal për mjekun, i cili ka qenë roje natën kur ka shkuar me urgjencë e mitura 3-vjeçare dhe ka humbur jetën. eEdhe pse familjarët e 3-vjeçares në Elbasan nuk ngritën asnjë pretendim për neglizhencë të mjekëve, hetimet e policisë kanë vërtetuar të kundërtën.
Gentian Alla është mjeku roje i cili sipas uniformave blu nuk i ka dhënë ndihmën e duhur mjekësore.
Për pasojë, sot 47-vjeçari është vënë në hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.
Ndërkohë kujtojmë se vajza me inicialet, A.I ndërroi jetë të martën (18 janar), e ndërsa në spital kishte shkuar 2 ditë më parë (16 janar), e që sipas babait të vajzës i kishin thënë se 3-vjeçarja ishte me virozë dhe i kishin dhënë disa ilaçe.