Më 30 korrik në fshatin Rrjoll u vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të A.D. Me anë të informacioneve dhe metodave proaktive policia identifikoi dhe arrestoi 28-vjeçarin Erison Gjoka.
28-vjeçari ka hedhur lëndë eksplozive në tarracën e lokalit të A,D duke i shkaktuar dëme materiale.
Ai rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për identifikimin e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, si dhe të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.