Prej orës 19:00 ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.
Burimet të “Fax News” bëjnë me dije se Ervin Salianji ka debatuar me Gazment Bardhit të cilit i ka kërkuar që të hiqen dyert e hekurit nga selia dhe të tregohet një simbolikë e hapjes së partisë. Gjithashtu Salianji i kërkoi Enkelejd Alibeajt që të thërrasë Këshillin Kombëtar që të japë legjitimitet formal kësaj situate të krijuar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Debati brenda selisë së PD-së:
Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.
Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.
Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë.
Gazment Bardhi: Dyert janë të hapura…
Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë ta shpifin, t’i heqim…