E ndërsa Gabriel Escobar tha se këtë javë nuk pritet të ketë takim Kosovë-Serbi në Bruksel, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të udhëtojë nesër në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.
“Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan Kurti në Twitter.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në dialog pa u liruar të gjithë serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës.