Bosnjë dhe Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE. Sipas EURACTIV mësohet se ky vendim po vjen pas një reakomandimi nga Komisioni Evropioan në tetor, pasi blloku ka filluar t’i kushtojë vëmendje rëndësisë strategjike të rajonit.
Vendet anëtare të BE-së këtë javë do të nënshkruajnë një projekt-dokument mbi procesin e zgjerimit, stabilizimit dhe asocimit të BE-së, parë nga EURACTIV, i cili “rekomandon t’i jepet statusi i vendit kandidat për Bosnjën dhe Hercegovinën, me kusht që të konfirmohet nga BE-ja, duke kuptuar se janë ndërmarrë disa hapa.”
Në tetor KE rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit për Sarajevën si pjesë raportit të saj vjetor të zgjerimit, por bashkangjiti një listë me tetë prioritete reformash të cilat do të ndihmonin në forcmimin e demokracisë në vend.
Ato përfshijnë masa për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, menaxhimin e migracionit dhe të drejtat themelore.
Bosnja dhe Hercegovina ka qenë një kandidate e mundshme për anëtarësim në BE që nga viti 2003 dhe ka aplikuar zyrtarisht për të në shkurt 2016.