albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eurovision nis me probleme / Shalli në dorën e këngëtarit suedez shkakton kaos, domethënia që kishte

by Editor
May 8, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Eurovision nis me probleme / Shalli në dorën e këngëtarit suedez shkakton kaos, domethënia që kishte
Share on FacebookShare on Twitter

Konkursi i Eurovision në Malmo të Suedisë nisi zyrtarisht të martën në mbrëmje me gjysmëfinalen e parë LIVE, e cila kaloi pa probleme, përveç njërit prej interpretuesve që u qortuar nga organizatorët për të ashtuquajturën dhënie të mesazheve politike.

Eric Saade, një këngëtar suedez dhe garues i kaluar në Eurovision, i cili ishte një nga interepretuesit e ftuar për të marrë pjesë në aktin e hapjes së shfaqjes, u shfaq në skenë me një shall palestinez të mbledhur në kyçin e dorës, një simbol i Palestinës që përdoret shpesh në protestat kundër Izraelit.

Saade, babai i të cilit është palestinez, shpërtheu ndaj organizatorëve të Eurovision javën e kaluar për ndalimin që u bënë flamujve apo simboleve që përfaqësonin një komb që nuk merrte pjesë në konkurs, përfshirë palestinezët.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Ai shkroi në mediat sociale se sindikata europiane e transmetimit ka vepruar në mënyrë të turpshme duke e konsideruar këtë propagandë izraelite.

Saade nuk e mbajti shallin palestinez të quajtur Keffiyeh në provat e tij për shfaqjen, meqënëse nuk ishte garues në konkursin e këtij viti. Është e paqartë nëse ai do të përballet me ndonjë pasojë për shkeljen e rregullave të Eurovision.

Eric nga ana e tij ka reaguar në Instagram ku shkruan “Ju kujtoj, se është thjeshtë dashuri, për këtë është muzika, për të na bashkuar”.

Konkursi i Eurovision në Malmo të Suedisë nisi zyrtarisht të martën në mbrëmje me gjysmëfinalen e parë LIVE, e cila kaloi pa probleme, përveç njërit prej interpretuesve që u qortuar nga organizatorët për të ashtuquajturën dhënie të mesazheve politike.

Eric Saade, një këngëtar suedez dhe garues i kaluar në Eurovision, i cili ishte një nga interepretuesit e ftuar për të marrë pjesë në aktin e hapjes së shfaqjes, u shfaq në skenë me një shall palestinez të mbledhur në kyçin e dorës, një simbol i Palestinës që përdoret shpesh në protestat kundër Izraelit.

Saade, babai i të cilit është palestinez, shpërtheu ndaj organizatorëve të Eurovision javën e kaluar për ndalimin që u bënë flamujve apo simboleve që përfaqësonin një komb që nuk merrte pjesë në konkurs, përfshirë palestinezët.

Ai shkroi në mediat sociale se sindikata europiane e transmetimit ka vepruar në mënyrë të turpshme duke e konsideruar këtë propagandë izraelite.

Saade nuk e mbajti shallin palestinez të quajtur Keffiyeh në provat e tij për shfaqjen, meqënëse nuk ishte garues në konkursin e këtij viti. Është e paqartë nëse ai do të përballet me ndonjë pasojë për shkeljen e rregullave të Eurovision.

Eric nga ana e tij ka reaguar në Instagram ku shkruan “Ju kujtoj, se është thjeshtë dashuri, për këtë është muzika, për të na bashkuar”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL