22 urdhër arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, në saj të një operacioni të koduar “Posta”. Mësohet se operacioni në fjalë është organizuar kundër mallrave kontrabandë.
Deri më tani raportohet se janë ekzekutuar disa nga urdhër arrestet.
Burime për ABC bëjnë të ditur se të akuzuarit zhvillonin aktivitetin e tyre në faqe online të paregjistruar ndërsa mallrat i kishin kontabandë.