albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

FIFA publikon këngën zyrtare të ‘Kupës së Botës’

by Editor
April 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
FIFA publikon këngën zyrtare të ‘Kupës së Botës’
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

FIFA ka publikuar këtë të premte këngën zyrtare të Kupës së Botës Katar 2022, pikërisht në të njëjtën ditë kur do të hidhet shorti. Kënga titullohet ‘Hayya Hayya (Më mirë së bashku)’ dhe është një bashkëpunim mes artistëve Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha.

Një kombinim artistësh që mbledh “frymëzim nga e gjithë bota”.

Në një postim, FIFA thekson kombinimin e artistëve: “Kombinimi i superyllit amerikan Trinidad Cardona, ikonës së Afrobeats Davido dhe këngëtares nga Katari Aisha kap frymën e Kupës së Botës dhe është një frymëzim për të gjithë”.

“Hayya Hayya është mes R&B dhe reggae dhe përpiqet të përcjellë emocionin e Kupës së Botës duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon se si muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën”, tha drejtori komercial i FIFA-s, Kay Madati.

Në fakt, ‘Hayya Hayya’ është vetëm kënga e parë e një përzgjedhjeje këngësh që do të jenë pjesë e kolonës zanore të Kupës së Botës në Katar 2022. Është hera e parë që kolona zanore e turneut do të ketë disa këngë, me artistë ndërkombëtarë duke shfaqur zhanre të ndryshme, muzikalë nga e gjithë bota, duke ndjekur synimin për ta bërë Kupën e Botës një festë edhe më globale.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL