Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka ndezur fortë motorrët e fitores për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Në të gjitha bashkitë ku garon koalicioni ka atmosferë fitoreje dhe optimizmi i kandidatëve është i lartë për rezultat pozitiv. Por ajo që do jetë suprizë e madhë në këto zgjedhje do të jetë Lushnja.
Burime bëjnë më dije se kandidati Elton Bano gëzon një mbështetje të madhe tek qytetarët lushnjar dhe pritet të jetë fituesi i bashkisë së Lushnjes. Ish-kyeministri Berisha i ka dhënë bekimin e tij Banos dhe çdo mbështetje të mundshme që bashkia e Lushnjes të fitohet nga koalicioni ” Shtëpia e Lirisë”.
Kandidati për kryetar bashkie i Lushnjes i koalicionit, “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 Marsit ka theksuar se, do të plotësohen kërkesat e të rinjve dhe se ata do të jenë fokusi kryesor i fushatës së tij.
Bano ka prezantuar edhe disa nga pikat që do të realizojë nëse do të zgjidhet kryetar bashkie në Lushnje si rikonstruktimi i ambienteve të shkollave, rikonstruktim i bibliotekës së qytetit, i ambienteve sportive dhe jo vetëm.
“Takimet me të rinjtë ka në vetvete kanë gjithnjë besimin, optimizmin dhe dëshirën për të ndryshuar këtë gjendje në përkeqësim të vazhdueshëm ku është zhytyr Lushnja dhe e gjithë Shqipëria. Ju jeni pjesa aktive e fushatës sonë zgjedhore, ajo pjesë që na shton besimin dhe forcën për fitoren e madhe.
Unë dhe të gjithë ne e kemi vërejtur në çdo veprimtari rolin tuaj të veçantë. Që në fillim të jetës ju ndesheni me barriera nga më të ndryshmet, në shkollë, barriera në punësim, në karrierë, nga një sistem ku sundon diskriminimi në të gjitha format e tij, paaftësia dhe nepotizmi, mangësitë deri në mungesa tërësore. Të dashur miq ju shqetësoheni që në moshta më të hershme nga kushtet e këqija në shkollë dhe e di që ju e vuani humbjen e shpresës së familjeve tuaja.
Disa nga pikat që do të realizojmë së bashku janë, rikonstruktimi i ambienteve të shkollave, rikonstruktim i bibliotekës së qytetit, i ambienteve sportive dhe jo vetëm.
Aktivitet sportive më shumë se një herë në vit. Sot data përkon edhe festë që më së shumti i përket rinisë, uroj tju udhëheqë mirësia dhe dashuria në çdo hap të jetës suaj”, është shprehur Bano.