albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fletë arresti/ Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Noizyt

by Editor
August 5, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Fletë arresti/ Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Noizyt
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar se ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy. Këngëtari do të hetohet për veprat penale “përfshirje në dhunë” si dhe i dyshuar për shkaktim të lëndimit trupor.

Artisti shqiptar nuk është paraqitur në polici për rrahjen masive ndaj Medi Isenit, që e denoncoi për dhunë. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, që kushdo që ka informacion se ku ndodhet Noizy, të bashkëpunojë me autoritetet.

Prej lëshimit të fletë arrestit, Noizy ka anuluar dy koncerte në Kosovë, ndërsa është shprehur se nuk ka qenë në grupin e personave që kanë ushtruar dhunë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘ Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ; 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]” – thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL