BB VIP – Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka bërë pak më parë disa postime në “Instastory”, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Fillimisht ajo shkruan se ka ardhur koha që “ti dalë Zot vetes dhe do ta bëjë”.
Më pas ish-banorja e “Big Brother VIP” ka postuar disa mesazhe të opinionistet Balina Bodinaku me shoqet e saj. Në to, ajo shkruante se dikush i kishte thënë se “Trixa ka iku me pushime me të dashurin”.
Ndërsa personi tjetër nuk e kishte besuar një gjë të tillë dhe i kishte kërkuar emrin e agjencisë turistike, ku punonte shoqja e Balinës.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër Beatrix, e cila i ka bërë thirrje opinionistes që të mos shpifë për të ose ndryshe do e ndjek në rrugë ligjore.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash. Por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale.
Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që ti shpif për mua ose ndryshe do ndjek rrugë ligjore”, shkruan këngëtarja, e cila gjithashtu ka etiketuar opinionisten.
Më pas Beatrix ka bërë një tjetër postim ku duke i bërë tagg Bodinakut shkruan: “Nuk më ul vlerat dot ti”.