albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

FOTO/ I premtoi 1.800 dollarë nëse për gjashtë vite qëndron pa rrjete sociale, i riu e kaloi pa problem sfidën e nënës

by Editor
February 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
FOTO/ I premtoi 1.800 dollarë nëse për gjashtë vite qëndron pa rrjete sociale, i riu e kaloi pa problem sfidën e nënës
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Nëse dikush do t’ju thoshte se do t’ju paguaj 1.800 dollarë për të qëndruar pa rrjete sociale për gjashtë vite, a do ta bënit? A mundeni? Sivert Klefsaas pikërisht e ka bërë një gjë të tillë.

“Mendoja se është fantastike. Mendoja se nuk janë asgjë gjashtë vite”, tha për CNN i riu.

Në vitin 2016, Lorna Goldstrand Klefsaas e kishte sfiduar të birin 12-vjeç, që të qëndrojë larg rrjeteve sociale derisa të mbushë 18 vjet.

E nëse do të bënte një gjë të tillë, ajo do ta shpërblente me para të majme në ditën kur edhe do të festojë 18-vjetorin e lindjes. Më 19 shkurt 2022, Sivert konfirmoi se mori shpërblimin.

Lorna ishte inspiruar nga një sfidë që e dëgjoi në radio që quhej “16 për 16”, ku një nënë ia kishte dhënë të bijës 1,600 dollarë kur ajo mbushi 16-vjet, për faktin se kishte qëndruar larg rrjeteve sociale, tha ajo.

Kështu një ditë vendosi t’i shtojë dy vite dhe 200 dollarë më shumë. Sivert tha se nuk ishte vështirë të jetojë pa rrjete sociale dhe nuk kishte menduar edhe aq shumë për to gjatë gjashtë viteve.

Si 12-vjeçar, Sivert pranoi se nuk i kishte përdorur edhe aq shumë rrjetet sociale, e i vetmi aplikacioni të cilin e kishte provuar ishte Snapchat të cilin të njëjtën ditë e fshiu nga telefoni.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL