albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

FOTO/ Lufta për simbolet, Sali Berisha provokon keq PD-në e vulës

by Editor
February 8, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta brenda llojit me sa duket do të jetë e egër dhe Sali Berisha e ka dëshmuar këtë në Sukth teksa propozoi përpara demokratëve kandidatin e tij për bashkinë e Durrësir, Ardian Muka. Ndonëse në të gjashtë bashkitë grupimi i foltores do të garojë formalisht nën siglën e koalicionit “Shtëpia e lirisë”, ky emërtim nuk dukej aspak në rekuizitën e mitingut. Edhe podiumi i oratorëve edhe sfondi pas tyre, edhe flamujtë e pjesmarrësve dominoheshin nga bluja e PD-së, nga sigla historike e partisë.  Edhe sllogani: Bashke sjellim shpresen dhe fitojme” ishte ne sfondin tredicional te PD.

Pra kjo do të përbëjë një rast të rallë që dy grupime konkurojnë faktikisht me të njëjtën sigël dhe të njëjtin emër: “Partia Demokratike. Nëse fraksioni i Bashës përsërit përditë se i takon vetëm atyre ti përdorin këto simbole, grupimi i Berishës po i sfidon rëndë duke bërë edhe ai fushatë si PD dhe duke e harruar fare koalicionin “de jure” që e lejoi të futej në zgjedhje.

Me siguri që kjo situatë absurde do të përfundojë me ankimim në gjykata duke i dhënë edhe njëherë mundësinë pushtetit të Edi Ramës ti vijë në ndihmë Lulzim Bashës, ashtu sikurse po bën me zvarritjen e procesit të rregjistrimit të Kuvendit Kombëtar të Komisionit të rithemelimit, apo me vendimin se kë duhet të njohë KQZ. Poshtë mund të shikoni sfondin e mitingut të Berishës në Sukth dhe atë me të cilin deputeti Flamur Hoxha prezantoi në Vorë, në një sallë të mbyllur kandidatin Ymer Marku.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

©Lapsi.al

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL