albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO/ Ministria e Jashtme në Kosovë konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Rama

by Editor
July 6, 2023
Reading Time: 1 min read
0
FOTO/ Ministria e Jashtme në Kosovë konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Rama
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka konfirmuar se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka firmosur ditën e sotme.

“Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka firmosur të 13-të marrëveshjet që duhet të ishin nënshkruar më herët gjatë takimit të qeverive të dy vendeve, takim që u anulua për shkak të tensioneve në Veri të Kosovës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Rama i nënshkroi marrëveshjet për t’i hapur rrugë takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili kërkoi mbledhjen e dy qeverive si kusht për ta pritur kreun e qeverisë shqiptare në Kosovë.

Megjithatë, ndonëse Rama përfundoi mesditën e sotme vizitën në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të turit ballkanik, dhe do të niset drejt Prishtinës, mbetet e paqartë nëse Kurti do të tërhiqet nga vendimi për të mos e pritur.

Të konfirmuara janë takimet e Ramës me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

13 marrëveshjet e nënshkruara dhe që hyjnë në fuqi menjëherë janë në fushën e sigurisë, tregtisë, artit si dhe arsimit.

Ministria e Jashtme në Kosovë konfirmon pranimin e 13

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL