Lulzim Bashës i del kriminel dhe i dënuar me dokumenta zyrtare nga Italia, kandidati i Rrogozhinës, Ferdinand (Fredi) Saraçi.
Kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi rezulton i dënuar për armëmbajtje në Itali. Në formularin e dekriminalizimit të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhje ka shkruar se është dënuar në shtetin italian me 4 muaj burg dhe gjonë 100 mijë lireta për veprën penale të kryer.
Për Bashën hallet nuk mbarojnë më kaq. Ditën e sotmë nga grupi vogël që i ka mbetur është largur deputeti dhe drejtuesi i qarkut Dibër, Xhelal Mëziu.
Sipas burime të portalit Timoni.al bëhet e ditur se Mziu ka pasur një konflikt verbal me kandidatin Luan Haka, ku ky i fundin e akuzon Mziun se po ndihmon kandidin e koalicionit të “Shtëpisë së LIrisë”, Premtim Kryemadhi.
Nga ky debat Mziu nuk është përmbajtur dhe e ka dhunuar verbalisht kandidatin Haka. Krisja midis Xhelal Mziut dhe Lulzim Bashës ka nisur më herët, kur Basha nuk e pyeti fare ish-kryebashkiuakun e Kamzës, për kandidatin që duhet të vendoste në Dibër për të garuar për zgjedhjet e pjesshme të të 6 Marsit. Për emrin e Luan Hakës, Basha është konsultuar vetëm me Kreshnik Çollakun.
Ky veprim ka lënë të pakënaqur Xhelal Mziu i cili ka shkëputur çdo mardhënie me Bashën. Burimet bëjnë më dije se Xhelal Mziu do kandidoj për Sali Bërishën në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023 për bashkinë e Kamzës.
Një tjetër detaj që ka rënë në sy dhe që argumenton fortë largimin e Xhelal Mziut nga Basha, ka qënë takimi përmbyllës i fushatës në Dibër, ku Xhelali nuk duket në krah të Bashës dhe kandidatit Luan Haka.