Arrestohet dy persona për shpërndarje droge në qytetin e Kuçovës. Sekuestrohen 20 600 paund dhe 3 000 000 lekë, të dyshuar të përfituar nga veprimtaritë kriminale, si dhe një elektroshok dhe 2 shkopinj metalik. Të arrestuarit janë Andrea Bizdani 23 vjeç dhe Florian Kerkuta 24 vjeç, të dy banues në Kuçovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.