albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

FOTO/ Servilët presin ndonjë kockë nga ai, Lulzim Basha merr vilë të re tek Samir Mane

by Editor
February 21, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
FOTO/ Servilët presin ndonjë kockë nga ai, Lulzim Basha merr vilë të re tek Samir Mane
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, është ndoshta i vetmi kryetar opozite në botë, që ka përfitur nga të qënit në opozitë.

Lulzim Basha, gjatë pushtetit të Edi Ramës, vetëm sa ka shtuar pasurinë dhe vilat e tij.

Përtej shtimit të xhiros së bizneseve të kunatit të Lulzim Bashës, gjatë qeverisjes së Rilindjes, të cilat mund t’i lexoni këtu, Lulzim Basha ka shtuar edhe vilat e tij.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

CNA.al ka raportuar edhe më parë, në lidhje me “dashurinë” e pakufishme të Lulzim Bashës për vilat.

Gjatë qeverisjes së Rilindjes, Lulzim Basha ka marrë një vilë në Long Hill rezidencë e ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i quajtur oligark dhe denoncuar me dhjetëra herë nga Basha. (Lexo këtu)

Kujtojmë se në tetor të vitit 2019, Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës me justifikimin e dëmtimeve nga tërmeti.

Gjithashtu CNA.al ka raportuar se Lulzim Basha është afruar të vilat e një tjetër oligarku në Gjirin e Lalzit.

Bëhet fjalë për resortin luksoz “Valamar” të Samir Manes në Gjirin e Lalzit, vend ku Basha është parë të zbarkojë dhe qëndrojë në një vilë luksoze. (Lexo këtu)

Ndërkohë, CNA.al sjell sot të tjera foto ekskluzive të vilës së Lulzim Bashës, në Gjirin e Lalzit.

LEXO EDHE:  Nis fushata Zgjedhore/ PS dhe PD publikojnë spotet

Vila është në një ndër komplekset më luksoze, në vijën e parë të bregdetit në Gjirin e Lalzit, të cilat kushtojnë miliona euro.

Por, nuk është vetëm Basha. “Komshinj” të tij në Gjirin e Lalzit janë edhe eksponentë të tjerë të politikës, përfshirë dhe eksponentë të Partisë Demokratike.

    

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL