Zbulohet me fakte skandi i rëndë i Lulzim Bashës. ajo që ishte për folur për shumë kohë se Lulzim Basha shet vendet për deputët me çmime nga 200 mijë euro deri në 500 mijë euro, sot ka dalë në dritë të diellit me emra konkretë.
Në grupin ku mblidhen demokratët në FB “Foltorja-Sali Berisha” është publikuar lista e deputetëve të Qarkut të Tiranës me emra konkretë që Lulzim Basha i ka marr lek për t’i futur në listë.
Sipas publikimit thuhet që Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda kanë paguar tek kunati i Bashës nga 250 mijë euro. Këto fakte janë publikuar nga vet demokratët që janë ndier të tradhëtuar nga Lulzim Basha pasi i la 12 vjet në opozitë duke shitur zgjedhet.
Lëvizja Socialiste për Integrim po ashtu ka akuzuar hapur Lulzim Bashën e cila është e përfshirë në koalicion me demokratët e Rithemelimit deklaroi sot se Basha pret kandidatët me zarfa deri në fund të afatit.
Reagimi i LSI:
I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.
“Pershendetje demokrat. Tek ky grup ku mblidhen demokratet me zemer do postojme emrat e deputetve qe kane paguar lek tek kunati i Lulzim Bashes per tu bere deputet te partise demokratike. Ketu do ti cjerrim masken Lulzim Bashen per pazaret qe ka bere ne emer te demokrateve duke shitur vendet pet deputet. Ne listen e Tiranes jane dy emra qe kane paguar dhe i keni ne lisn me poshte”- thuhet në postim.
- Lista e PD-së në Tiranë
- 1. Lulzim Basha
- 2. Jorida Tabaku
- 3. Alfred Rushaj
- 4. Albana Vokshi
- 5. Sali Berisha
- 6. Agron Shehaj
- 7. Fatmir Mediu
- 8. Grida Duma
- 9. Shpëtim Idrizi- 250 mije euro tek kunati.
- 10. Belind Këlliçi
- 11. Vangjel Dule
- 12. Mesila Doda- 250 mije euro tek kunati.
- 13. Dashamir Shehi
- 14. Flamur Noka
- 15. Orjola Pampuri