albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

FOTO/ Turp i madh, zbulohen dokumentat që fundosin Bashën nga takimi nga takimi me të rinjtë

by Editor
January 26, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Çuditë e Lulzim Bashës, në kulmin e dëshpërimit të tij për njerëz, nuk kanë të sosur.

Gati përditë në takimet e tij me “bazën”, po identifikohen qartasi njerëz të dërguar nga mazhoranca, për t’i mbushur atij karriket bosh. Dhe mbi të gjitha të habit naiviteti i Lulit, që në vend që t’i fshehë e t’i vërë nga rreshtat e fundit, i nxjerr në krye, si për të dëshmuar edhe vetë hallin e madh që e ka zënë, ose ndoshta edhe për të përgatitur publikun për një bashkëqeverisje të hapur dhe zyrtare me Ramen.

Në takimin e fundit me të rinjtë e FRPD-së, anëtarëve e PD-së, u skandalizuan nga nderimi dhe promovimi që iu bë dikujt, që nuk ishte parë më përpara në ambjentet e tyre.

RELATED STORIES

Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Berisha: Edi Rama hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

September 17, 2024
Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

Berisha-Ramës: O hajdut, të mbron Dumani dhe banda kriminale e Skapit, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve

September 17, 2024

Bëhet fjalë për njëfarë Marsidi Gupi, punonjës i Ministrisë së Brendshme, në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara, si dhe Patronazhist në zgjedhjet e kaluara, me teserë anëtarësie në PS dhe Fresh, dhe për më shumë se kaq, njeri shumë i  dashur i Veliajt dhe kuadro i besuar i G99-ave.

Dyshimet se Rama dhe Veliaj i mbushin sallat Bashës, po dalin me prova përditë.

Këto konvertime nga e majta në të djathtë, deri në përfshirjen e stafit të ministrive, nuk janë parë e dëgjuar, që nga dita që njerëzimi shpiku politikën.

Bashkangjitur do të shihni

Foto të faqes patronazhisti.com, ku Marsidi Gupi del si Patronazhist e spiun për të evidentuar dhe luftuar votuesit e PD-së. Imagjinojeni vetë sa demokratë janë hequr nga puna me informacionin e çuar në shtabet e PS-së nga Marsidi Gupi.

Një nga shumë statuset e FB, ku Marsidi Gupi shpërndan fjalimet e Veliajt. Nëse futeni në profilin e tij do të gjeni dhe shumë të tjera.

Listën për deputetë të G99s, të zgjedhjeve të vitit , ku në faqen 4,  e gjeni Marsidi Gupin, kandidatin e pestë, për qarkun e Tiranës.

Dokument zyrtar i Ministrisë së Brendshme, ku shpallet adresa zyrtare e e-mailit të Marsidi Gupit, si anëtar i Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, agjenci e përfshirë edhe në skandalin e uniformave të Policisë./CNA.al

Share

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL