albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

FOTO/ Zbardhet marrëveshja që do sjellin fitoren e madhe të Sali Berishës me aleatët

by Editor
February 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur marrëveshja mes Komisionit të Rithemelimit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët do të hyjnë së bashku në zgjedhjet e 6 Marsit.

Përveç Kryemadhit dhe LSI-së në koalicionin me Berishën është dhe Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka.

Në marrëveshje thuhet se Kryemadhit i lind e drejta që të dërgojë emrat e kandidatëve në KQZ, ndërkohë që koalicioni do të drejtohet nga Endrit Braimllari.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në marrëveshjen politike të koalicionit thuhet se:

“Ne po bashkohemi si parti dhe si qytetarë për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një përgjegjës për dënimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si dhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët dhe prandaj:

VENDOSËM QË:

1.Të formojmë një Koalicion të gjerë opozitar për të konkurruar së bashku në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë, Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë, të datës 06 Mars 2022.

2.Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”

3.Shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “SH-L”.

Drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL