BB VIP – Edhe pse ka kaluar shumë kohë që kur rrëfeu tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, duket se tani Ilir Shaqiri është penduar. Teksa banorëve të “Big Brother VIP” iu dha mundësia që të shkruanin një letër një personi të dashur, balerini i njohur zgjodhi nënën dhe vajzën e tij.
“E meriton, ajo ka qenë mendimi im gjatë gjithë kohës këtu”, tha koreografi gjatë një bisede me aktoren e njohur, Monika Lubonja.
Iliri rrëfeu se momenti kur takoi bashkëshorten në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi zbuloi tradhtinë me një balerinë shqiptare, ishte i frikshëm dhe mendoi se e kishte humbur, për të dytën herë.
Shaqiri shprehu fikën se mos gjërat jashtë kanë ndryshuar dhe se ‘a ka ndonjë të re’, referuar vendimit që mund të ketë marrë Emanuela Morini pas rrëfimit të tij.
“Ka qenë mendimi im konstant gjatë gjithë kësaj kohe, pothuajse nga fillimi i tetorit, 4 muaj e gjysmë. Sado që jam përpjekur të mos jap veten, të mos e rëndoj gjënë. Kemi ardhur me këmbët tona dhe duhet të mbajmë përgjegjësitë tona. Por letrën ajo e meriton më shumë se të gjithë, disa mendime që kam pasur këtu, frikëria, dyshime, shpresa. Sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor dhe ka qenë i frikshëm, s’dija si të reagoja dhe çfarë të thosha. Kujtova se e humba, për herë të dytë. Kam pyetur shpesh gjatë kësaj kohe, të di a është në rregull çdo gjë. A kemi ndonjë të re? Një gjë është kur historia ngel mes dy personave dhe gjë tjetër kur tregohet në një format. Por unë e shpjegova pse-në. Në njëfarë mënyrë se çfarë perceptova në atë moment, në atë dhomë, në çfarë gjendje hyra”, tha balerini.
Por kujtojmë se gjatë disa intervistave për mediat shqiptare, Emanuela ka treguar se e ka falur bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se ndiente që diçka nuk shkonte në martesën e tyre dhe nuk ishte e lehtë të përballej me bashkëshortin.
Emanuela Morini tha se pasi i tregoi që kishte mësuar për tradhtinë, Ilir Shaqiri qau dhe e vuajti më shume se ajo.
Teksa theksoi se “tradhtia kurrë nuk justifikohet”, bashkëshortja koreografit u shpreh se u lidhën të rinj dhe kur dashuria është në mes martesa mund të ecë përpara.