albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FOTO+EMRAT/ Pjesë e organizatës së trafikut të drogës dhe emigrantëve, dënohen me mbi 20 vite burg anëtarët bandës shqiptare në Britani

by Editor
September 5, 2024
Reading Time: 1 min read
0
FOTO+EMRAT/ Pjesë e organizatës së trafikut të drogës dhe emigrantëve, dënohen me mbi 20 vite burg anëtarët bandës shqiptare në Britani
Share on FacebookShare on Twitter

BRITANI– Katër shqiptarët Dritan Meta, 43-vjeç, Ilir Kodra, 49-vjeç, Refik Skepi, 45-vjeç dhe Visar Elezaj, 39-vjeç, u dënuan nga gjykata në Mbretërinë e Bashkuar për rolet e tyre në një organizatë kriminale. Mediat e huaja shkruajnë se Meta, kreu i grupi, më herët u deklarua fajtor për akuzat e lehtësimit të shkeljes së ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe prodhimit të kanabisit dhe u dënua me 11 vite burg më 3 shtator.

Nga ana tjetër, Refik Skepi, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me gjashtë vjet burg. Ilir Kodra pranoi gjithashtu të njëjtën vepër penale dhe mori një dënim me katër vjet e shtatë muaj. Ndërsa Visa Elezaj u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe për pasojë mori një dënim me tre vjet e gjashtë muaj pas një gjyqi pesë-javor.

Operacioni kundër grupit të organizuar kriminal me bazë në Oksford filloi në prill 2022 dhe zbuloi kultivim të konsiderueshëm të drogës në të gjithë vendin. Një aspekt kyç i operacioneve të grupit ishte kontrabandimi i emigrantëve nga Dunkirk në Francë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur gomone.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL