albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

‘Gabim trashanik, e kuptojmë urgjencën tuaj’, nis seanca e tretë për shkarkimin e Metës në Kushtetuese, Dervishaj: Provat e sjella nga Kuvendi nuk janë të vërteta

by Editor
February 7, 2022
Reading Time: 4 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e tretë ku do të diskutohet në lidhje me vlefshmërinë e vendimit të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Që në nisje të seancës përfaqësuesit e presidencës, i kanë dhënë Kushtetueses, përgjigjet me shkrim për 72 pyetjet që iu bënë disa ditë më parë Ilir Metës.

Po ashtu dhe Kuvendi ka dorëzuar dokumentet dhe përgjigjet që i ishin kërkuar nga gjyqtarët e Kushtetueses.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndërkohë që përfaqësuesi i presidentit, Bledar Dervishaj ka pasur pretendime mbi vërtetësinë e provave që janë dorëzuar nga Kuvendi.

Sipas tij disa prej dokumenteve janë dorëzuar në kushtet e urgjencës nga Kuvendi, duke u përpjekur që të ndikohet mbi vendimin për shkarkimin apo jo të presidentit.

Dervishaj: Jemi ne seancen e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh, pasi nuk kishte mundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim.

I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërteësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi smund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik i jemi referuar numrit të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 siç e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.

Nese do të krahasojmë pikën 20 të urdhërit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjella.

Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë cka pretendon presidenti.

Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje.

Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e zgjedhjeve ishte legjitime.

Në vitin 2019, Kryetari njofton formalisht presidentin ku ai ka të drejtën për t’u dëgjuar para komisionit të ligjeve. Në vitin 2021, ky standart është shkelur dhe Kuvendi e ka pranuar vetë këtë fakt.

I njëjti komision, i njëjti kryetar, e njëjta relatore, por standarte të ndryshme.

Presidenti ka luajtur rolin e tij mbi palët pasi vendi u fut në situatë të jashtëzakonshme si pasojë e covidit. Presidenti për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike, hartoi një platformë bashkëpunumi që ua ofroj palëve për të kapërcyer krizat politike.

Përvec presidentit, asnjë palë tjetër nuk mori përsipër që ta ndiqte si platformë. Ai ka ndekur ligjet kushtetuese ku presidenti ka si qëllim ruajtjen e balancave dhe të qetësise politike.

Kryetarja e gjykatës së lartë, Tusha: Ne ju kemi ftuar të jepni përgjigjje, është kjo seancë ku ju duhet të jepni përgjigje, deri më tani keni paraqitur prova dhe komentet e tyre.

Dervishaj: Ne të gjitha përgjigjjet i kemi depozituar me shkrim. Referuar pyetjeve unë u përgjigja disa prej tyre në menyre të përmbledhur. 

Tushe: Nëse ju nuk do ti sillnit me shkrim nuk përbënte problem

Dervishaj: Ne po bëjmë të njëjtën gjë si Kuvendi

Tushe: Është e drejta juaj të zgjidhni se si doni të komunikoni me gjykatën

Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka: Nuk ka asnjë standard të ndryshëm mes legjislaturave, është i njëjti standard. Nuk është në rolin e presidentit të sillet si subjektet politike.

Kërkesa jonë është ti jepet fund shqyrtimit gjyqësor dhe të kalojmë në gjykimin përfundimtar.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL