albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazeta më e madhe gjermane godet fortë qeverinë e Edi Ramës

by Editor
August 30, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Gazeta më e madhe gjermane godet fortë qeverinë e Edi Ramës
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta më e madhe gjermane dhe e përditshmja e referencës në qarqet politike të Berlinit FAZ, i ka kushtuar një shkrim të gjatë, fshikullues mardhënies së Edi Ramës me mediat. Pasi përmend një shprehje të presidentes së BE, Von der Leyen, se Shqipria i plotësonte kriteret për hapjen e negociatave, Frankfurter Alemagne Zajtung pyeste: “Shtyp i lirë? Lavdërimi i Leyen iu duk si tallje gazetarëve shqiptarë. Për shkak se liria e shtypit në shtetin e vogël ballkanik me 2.8 milionë banorë nuk po ecën mirë: mediat më me ndikim kontrollohen nga një grusht sipërmarrësish dhe politikanësh të pasur, dhuna kundër gazetarëve është e përhapur dhe ligjet e medias mbrojnë kryesisht më të fuqishmit”.

Artikulli i FAZ i referohet edhe vendit që zë Shqipëria në klasifikimin e reporterëve pa kufij, si vendi i fundit në Ballkan. “Në renditjen aktuale të Reporterëve pa Kufij, vendi renditet i 103-ti nga 180 shtete – renditja më e keqe në Ballkanin Perëndimor”, nënvizohet në shkrimin e gazetarit Briger Schuetz, ku jepen të detajuara edhe konfiktet e kryeministrit me gazetarin Klevis Muka, dënimi me riedukim i ambrozia Metës, ligji represiv i mediave dhe rastet e përsëritura të dhunës policore ndaj reporterëve. Po me elegancë gazeta vë në dukje edhe anormalitetin e kolegëve të saj gjermanë që botojnë artikuj të sponsorizuar nga qeveria shqiptare, ato që i përcillen pastaj me pompë publikut këtu tek ne.

“Dështimet e Ramës nuk janë problem në shumë gazeta gjermane dhe pak dihet për gjendjen e lirisë së shtypit në vendin e vogël ballkanik. Ndërsa kryeministri shqiptar po promovonte bisedimet e anëtarësimit të vendit të tij në BE, në Gjermani, në gjysmën e parë të vitit, ai u lejua të tregonte në “ëelt” për realitetet e reja gjeopolitike në Ballkan dhe nevojën për anëtarësim në BE. Në një intervistë për “Frankfurter Rundschau” në korrik, Rama ka folur për të shkuarën e tij si basketbollist profesionist dhe kryebashkiak i kryeqytetit Tiranë. Pyetje kritike për lirinë e shtypit? Asnjë” vë theksin Faz!

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sipas artikullit kryeministri autokrat shqiptar nuk e duron dot median e lirë.

“Pas tiradave të Ramës është një zemërim i thellë ndaj punës së medias së lirë: gazetarët përhapin qëllimisht lajme të rreme dhe gënjeshtra dhe shpifën politikanë dhe individë privatë në internet, pohoi ai gjatë fjalimit të tij të hapjes në Forumin Mediatik të OSBE-së në Evropën Juglindore në Tiranë tetorin e kaluar. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Diku tjetër, kryeministri shqiptar identifikoi gazetarët si një nga shkaktarët e gjendjes se keqe te vendit” shkruan gazetari Briger Schuetz.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL