albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gërvalla hapur kundër Ramës: Kosova nuk ka nevojë për konferencë paqeje!

by Editor
October 6, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Gërvalla hapur kundër Ramës: Kosova nuk ka nevojë për konferencë paqeje!
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla nga Tirana deklaroi qartë dhe pastër se Prishtina nuk ka nevojë për konferencë paqeje, që propozon Edi Rama. Ajo tha se Kosova nuk është objekt, por subjekt.

“Konferencat e paqes janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan, edhe atëherë nuk kanë sjellë normalizimin. Nuk ka nevojë. Kosova nuk është objekt, por subjekt” tha ajo.

Kishte një “shuplakë” të fortë indirekte për Ramën kur foli për “Open Balkan”. “Serbia ka luftuar për të pasur “Open Balkan”, që njëherë u bashkëngjitën edhe të tjerë, por tani ka mbetur vetëm. Ai ka qenë një “kalë troje”, i destinuar që të prishë nga brenda idenë e bashkëpunimit rajonal që udhëhiqet nga Gjermania” tha ajo.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

E pyetur në lidhje me negociatorët pas akuzave kundër Miroslav Lajçakut, Gërvalla u shpreh se “ne nuk kemi aktorë të preferuar, por besimi ka humbur goxha me ndërmjetësuesin e tanishëm, pasi procesi ka treguar se është i njëanshëm, por nuk jemi ne ata që duhet t’i tregojmë BE-së çfarë duhet të mbajë ose jo.

Në këtë proces kërkojmë që të merren parasysh interesat e dy palëve. Ne jemi të ndërgjegjshëm që Kosova nuk mund të marrë 100% të kërkesave të saj, por procesi duhet të jetë i drejtë, pasi vetëm atëherë krijon mundësi për zgjidhje të mira” tha ajo.

Më tej, ajo theksoi se për momentin nuk mund të flitet për dialog apo asociacionin. Kërkoi që më parë të ndëshkohet Serbia për sulmin në Banjskë. “Ti ngrihet statusi i vendit kandidat për integrimin në BE” tha Gërvalla. Në fund u pyet për bisedën me ministren e Jashtme gjermane, por nuk ndau detaje për mediat.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL