albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gërvalla për “The Guardian”: Duhen veprime të qarta nga BE-ja kundër Serbisë

by Editor
October 3, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Gërvalla për “The Guardian”: Duhen veprime të qarta nga BE-ja kundër Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjiozja “The Guardian” ka zhvilluar një intervistë me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ku i ka dedikuar një artikull të veçantë.Artikulli nis me fjalën e Gëvallës e cila është shprehur se asgjë nuk mund të mbetet ashtu siç ka qenë

Ministrja u bëri thirrje kryeqyteteve perëndimore që të ndërmarrin veprime kundër Serbisë.

“Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator 2023, ishte një akt i hapur agresioni i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla në një deklaratë për Guardian.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Kjo është dëshmuar edhe në ditët e fundit me një mori dëshmish”, tha ajo, duke shtuar se institucionet e përditshme të Kosovës po zbulojnë më shumë armë dhe pajisje ushtarake në vende të ndryshme të pjesës veriore të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.

Gërvalla akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit terrorist dhe tha se nuk ka dy anë në këtë përshkallëzim që është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin.

“Qëllimi i këtij agresioni ishte pushtimi i veriut të Kosovës dhe imponimi i ndarjes, për të cilin qeveritarët e Serbisë kanë punuar vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi, me vite të tëra”, tha ajo.

“Tani asgjë nuk mund të mbetet ashtu siç ka qenë…Duhet të shohim veprime të qarta nga BE-ja dhe perëndimi kundër Serbisë…Është e pakuptueshme se si Kosova ende sanksionohet nga BE-ja për zbatimin e sundimit të ligjit, ndërkohë që Serbia po tolerohet në agresionin e saj të stilit të Donbasit kundër një fqinji sovran,” shtoi ajo.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL