albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjekmarkaj: Basha po tenton puç për të marrë PD-në

by Editor
June 13, 2023
Reading Time: 1 min read
0
Gjekmarkaj: Basha po tenton puç për të marrë PD-në
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj e ka quajtur një puç lëvizjen e fundit të Lulzim Bashës për t’u zgjedhur kryetar në 29 korrik. I ftuar në News24, Gjekmarkaj u shpreh se PD e vulës ka më shumë institucione se anëtarë.

“Kjo do të çojë në një pikë pa kthim, sepse nëse gjykojmë mënyrën si po sillen, shoh që do kemi një mini- parti që tenton Basha ta marr me artifica, është gati një puç.

Bardhi ka meritë që po bën një përpjekje për t’u dhënë kohë që të ndalen ose të gjejnë zgjidhje që çon drejt bashkimit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Basha natën e sulmit pas mbledhjes së Kryesisë bëri në tentativë një mini 8 janar. Nëse Berisha e bëri në mënyrë më tragjike, ky e bëri natën në mënyrë komike, duke dëshmuar dhe përmasën e tij para Berishës, dhe në gjëra të këqija. Nëse Basha merr asgjënë, një gjë me pak njerëz, me më shumë institucione se anëtarë, është shërbim që i bëhet pushtetit.

Basha po tenton të bëj puç me 7-8 veta, ose me 20 veta në gjithë Shqipërinë. Ndërsa Berisha ka shpallur që nuk lëviz, dhe kemi dy bunkerë! Nëse bëhen zgjedhje në 29 korrik, atëherë është një puç i vogël, puç i ndyrë” tha ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL