albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Gjermani/Rritje të certifikatave false të vaksinimit

by Editor
January 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Policia në Gjermani po heton mijëra raste të dyshuara të falsifikimit të certifikatave të vaksinave kundër COVID-19.

Agjencia e lajmeve DPA citoi shifra të marra nga 16 shtetet federale të vendit që tregojnë se më shumë se 12 mijë hetime policore janë hapur në mbarë vendin.

Vihet re se numri i hetimeve u rrit në dhjetor, pasi autoritetet njoftuan kufizime të reja që kryesisht i mbyllën personat e pavaksinuar nga jeta publike.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ata që tregojnë ose përdorin certifikata false mund të përballen me dënime të rënda, nga gjobat dhe dënimet me burgim me kusht deri te humbja e punës.

Prokurorët kanë hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia në një rast pasi një grua përdori certifikatë të rreme vaksine për të vazhduar punën në një shtëpi pleqsh, pavarësisht se kishte anëtarë të familjes të sëmurë me COVID-19 në shtëpi.

Pritet që Parlamenti gjerman të fillojë debatin për një mandat universal të vaksinës në muajt e ardhshëm, megjithëse zyrtarët e qeverisë pranojnë se masa nuk ka gjasa të hyjë në fuqi për disa muaj.

Pothuajse 73 për qind e popullsisë gjermane kanë marrë dy doza të vaksinave kundër COVID-19 ndërsa gati 48  për qind kanë marrë vaksinën shtesë përforcuese.

Gjermania ka regjistruar sot një numër të ri rekord të rasteve të konfirmuara. Agjencia e kontrollit të sëmundjeve të vendit raportoi 112.323 infeksione të reja në 24 orët e fundit dhe 239 vdekje të lidhura me COVID-19.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL