albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Gjitha “Të bashkuar për të marrë 3 pikët me Izraelin”, Uzuni: Objektivi ynë, kreu i grupit

by Editor
June 8, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Gjitha  “Të bashkuar për të marrë 3 pikët me Izraelin”, Uzuni: Objektivi ynë, kreu i grupit
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Myrto Uzuni, është rikthyer në grumbullimin me Kombëtaren dhe sot, ishte i pranishëm dhe në konferencën për shtyp 2 ditë para sfidës kundër Izraelit. Uzuni u shpreh se Shqipëria do të futet në fushë vetëm për fitore.

GJENDJA FIZIKE – “Kam pasur një shqetësim në kavilje, që kur isha në Granada. E lëndova dhe këtu kur erdha te Kombëtarja, por tani jam OK mendoj”.

SULMI – “Normal që të gjithë kërkojmë që të fitojë ekipi Kombëtar, por dhe barazimi ishte një rezultat i mirë kundër Islandës në transfertë. Objektivi ynë është kreu i grupit.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

PRESIONI – “Presioni është gjithmonë, pa presion nuk ka lojë të bukur. Izraeli është më lart se Islanda, duhet të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin që të marrim tri pikët”.

FORMACIONI – “Trajneri dëshiron që të ketë 11-shen më të mirë në fushë dhe këtë gjë e kemi të mirë te Shqipëria, që kemi një grup me shumë cilësi dhe me shumë kualitet”.

SHANSET – “Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Siç e thashë dhe më parë, të gjithë lojtarët tanë kanë kualitet, luajnë me ekipe shumë të mira. Ndeshja kundër Islandës ishte një emocion tjetër, pasi po e shihja nga TV. Mendoj të rrimë së bashku dhe të mendojmë vetëm fitoren”.

SEZONI – “Jam rritur duke parë La Liga, prej Messi e Ronaldo. Nuk më vjen keq për mënyrën si shkoi sezoni, gjithmonë kam besim te vetja ime dhe do të arrij sërish aty ku dua”, përfundoi Uzuni.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL