albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për presidentin Meta

by Editor
February 1, 2022
Reading Time: 2 mins read
0

META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT - The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."

Share on FacebookShare on Twitter

Seanca për shkarkimin e Presidentit Meta është shtyrë për ditën e enjte në orën 10:00.

Rikujtojmë se në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet këtë të martë seanca maratonë për çështjen e shkarkimit te Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nga Parlamenti i kaluar, me akuzat se ka shkelur rëndë kushtetutën. Gjykata nuk ka arritur dot të dalë në një vendim për këtë çështje të rendësishme të politikës shqiptare.

Vetë Meta nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në seancën që po zhvillohet në GJK, por e përfaqësojnë Bledar Dervishaj, përfaqësues ligjor, dhe Katrin Treska, drejtoresha juridike.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Në nisje te seancës, përfaqësuesi i Presidencës kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese përshkak se disa prej anëtarëve kanë konflikt interesi dhe disa të tjerëve ju ka mbaruar mandati. Meta tha në seancën që po zhvillohet për shkarkimin e tij se gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Kalo të japin dorëheqjen sepse sipas tij nuk janë të paanshëm. Këtë kërkesë të tij, përfaqësuesja e Kuvendit Klotilda Bushka e quajti një pretekst për të zvarritur procesin.  Trupa gjykuese vendosi të rrëzojë këtë kërkesë të Presidentit.

Më tëj, Presidenca kërkoi që të përjashtohen përfaqësuesit e Kuvendit, nga seanca e sotme. Sipas përfaqësuesit ligjor të presidentit Meta, kryetarja e një legjislature të re, si rasti i kryeparlamentares Lindita Nikolla, nuk mund të vazhdojë një vendim të lënë nga legjislatura e mëhershme. Në lidhje me këtë kërkesë, GJK tha se do t’i lexoje pretendimet në vendimin përfundimtar.

Së fundmi, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë ngritur 70 pyetje në total për përfaqësuesit e Presidencës dhe për ata të kuvendit. Mes pyetjeve që vlen të theksojmë është se mazhoranca duhet të japë “llogari” dhe të na tregojë me fakte shkeljet e Ilir Metës mes tyre edhe përfshirjen e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Rikujtojmë se përplasja Rama-Meta kulmoi pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Menjëherë pasi Rama kishte siguruar mandatin e tretë, ai tha se Presidenti do të shkarkohet për shkelje të rëndë të kushtetutës, gjë të cilën arriti ta finalizonte dhe falë votave të opozitës së re.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL