albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greqia kthen sytë nga Joni për naftë dhe gaz, nesër mesazhi i fortë i Mitsotakis: Çfarë ndodh me detin

by Editor
April 11, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Greqia kthen sytë nga Joni për naftë dhe gaz, nesër mesazhi i fortë i Mitsotakis: Çfarë ndodh me detin
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza  e burimeve energjetike që ka kapur botën pas rihapjes prej pandemisë si edhe luftës në Ukrainë ka bërë që qeveria greke të shpejtojë hapat në drejtim të shfrytëzimit të resurseve të vendit në këtë drejtim. Mediat greke bëjnë me dije se kryeministri Mitsotakis pritet të bëjë një njoftim të rendësishëm gjatë ditës së nesërme në lidhje me shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe gazit në zonën e Kretës si edhe në Jon.

Greqia vijon prej vitesh kërkimet në Jon, shumë pranë ujërave të diskutueshme me Shqipërinë, madje ka dhënë edhe licenca kërkimi dhe shfrytëzimi për disa kompani, megjithatë sipas Mitsotakisit kjo nuk mjafton, raporton abcnews.al.

“Protothema” shkruan se pritet që kryeministri grek të takohet nesër me drejtuesit e këtyre kompanive dhe do t’ju kërkojë hedhjen e hapave konkretë në drejtim të nxjerrjes së naftës apo gazit nga zonat që kanë marrë për shfrytëzim.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Ne ju kemi dhënë mbështjetjen, ju duhet të gjeni paratë dhe të nisni shfrytëzimin”, mësohet të jetë mesazhi i nesërm i Mitsotakisit ndaj drejtuesve të këtyre kompanive.

Pak ditë më parë, “Reuters” raportoi se Greqia kishte licencuar një tjetër kompani për të kërkuar naftë dhe gaz në Jon.

Gjithçka pritet të ndodhë në ujërat pranë Shqipërisë, ndërsa dy vendet janë në Hagë për territorin ujor përballë Sarandës dhe Himarës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL