Ish-kreu i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati është liruar nga burgu me një vendim të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, sipas mediave në Prishtinë. Gucati ishte dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.
Gucati u shpall fajtor për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.