albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Hapi i parë drejt anëtarësimit në KiE”, Kurti: Arritje e madhe! Federata ruse është jashtë, Republika e Kosovës po hyn brenda

by Editor
March 28, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Hapi i parë drejt anëtarësimit në KiE”, Kurti: Arritje e madhe! Federata ruse është jashtë, Republika e Kosovës po hyn brenda
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriçi dhe Llugaliu në Podujevë, ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në reagimin e tij Kurti e ka quajtur arritje të madhe faktin që Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

Kryeministri tha se ky është vetëm hapi i parë, teksa muajin tjetër do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj. Ai më tej shtoi se ky është një lajm i mirë për të gjithë Evropën dhe demokracinë. Gjithashtu Kurti u shpreh se Federata ruse është jashtë ndërsa Republika e Kosovës po hyn brenda Këshillit të Evropës.

“Kjo është një e arritur shumë e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë pranverë gjithçka po tregon se do të mund të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në këtë pranverë, hapi tjetër vjen në fund të prillit, ku do të votohet në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në muajin maj. Është bërë e njohur, e ditur prej nesh dhe e shpresuar më 24 prill të vitit të kaluar, atëherë kur në mbledhjen e ambasadorëve i patëm më shumë sesa dy të tretat e votave”, tha Kurti.


“Është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, 

Republika e Kosovës të mërkurën ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ne 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim. Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL