albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Henry ngre alarmin e çuditshëm: Jam i shqetësuar për shëndetin mendor të Neymar

by Editor
March 8, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Henry ngre alarmin e çuditshëm: Jam i shqetësuar për shëndetin mendor të Neymar
Share on FacebookShare on Twitter

Tierry Henry ka pranuar se është i shqetësuar për shëndetin mendor të Neymar, pasi ylli i Paris Saint-Germain vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e tij në sezonin 2021-2022. Neymar është duke zhvilluar ndoshta sezonin e tij më të keq deri më tani me fanellën e PSG-së, me vetëm katër gola dhe katër asisti në 18 paraqitje, në të gjitha garat.

Braziliani ka munguar edhe 18 ndeshje të tjera për shkak të problemeve të njohura të dëmtimeve. Ish-futbollisti francez Henry është i shqetësuar për gjendjen e tij mendore. Paraqitja e fundit e dobët e Neymar erdhi në humbjen 1-0 të PSG ndaj Nice, në betejën mes dy skuadrave më të mira në Ligue 1, të shtunën.
Henry, i cili gjithashtu luajti për Arsenalin dhe Barcelonën në kulmin e karrierës së tij si sulmues, mendon se 30-vjeçari brazilian ka kërkuar ndihmë gjatë intervistave të tij më të fundit në media. Kur analizon një veprim dhe ai nuk pozicionohet siç duhet, në rregull, ky është një fakt dhe duhet ta pranosh atë.

Po, ai nuk ka qenë mirë, por ka arsye, – tha Henry për “L’Equipe”. – Neymar ka folur shpesh në intervistat e tij të fundit për mirëqenien e tij psikologjike, për presionin, kështu që mendimi im i parë është: A ndihet mirë? Ai flet, por a mund ta dëgjoni? Ai po kërkon ndihmë, ka gjëra që ndodhin në kokën e tij, si te çdo qenie njerëzore”.

Intervista kryesore që Henry duket se po i referohet është ajo që Neymar i dha DAZN vitin e kaluar, gjatë së cilës tha se po planifikon të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në të ardhmen e afërt: “Mendoj se ky është Botërori im i fundit (në Katar). E shoh si të fundit, sepse nuk e di nëse kam forcën e mendjes të merrem më me futboll”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Neymar ka sugjeruar gjithashtu se është i lodhur nga kërkesat intensive të lojës evropiane në nivel klubesh, duke hapur derën për një largim të mundshëm në MLS: “Do të doja të luaja në SHBA, në fakt. Do të doja të luaja atje të paktën për një sezon. Sezoni i tyre është më i shkurtër, kështu që unë do të kisha tre muaj pushime”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL