albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Hetimi për vjedhjen qindra milion euro, në lojë dhe Yuri Kim, ‘tërmet’ në politikën shqiptare

by Editor
February 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Hetimi për vjedhjen qindra milion euro, në lojë dhe Yuri Kim,  ‘tërmet’ në politikën shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Genc Burimi ka komentuar sot Komisionin Hetimor për aferën e inceneratorëve dhe zyrtarët e lartë që janë thirrur të dëshmojnë në këtë komision, mes tyre Arben Ahmeta, Engjëll Agaçi, Damina Gjinknuri, Alqi Bllako, Erion Veliaj dhe sot pritet të jetë edhe kryeministri Rama.

“Afera e inceneratorëve është shumë e rëndë dhe që e njollos qeverinë. Nuk është çështje e komisionit hetimor duhet të ndërhyjë drejtësia” thotë ai.

Burimi këmbëngul që duhet të jetë drejtësia ajo që vë pikat mbi ‘I’ dhe presioni duhet të vihet mbi SPAK sepse bëhet fjalë për një aferë shumë të madhe.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Bëhet fjalë për shuma astronomike në lojë. Një gjë është e sigurtë. Kjo aferë njollos rëndë qeverinë Rama dhe kryeministrin. Sepse shqiptarët i kanë besuar atij dhe ai nuk mund ta linte një korrupsion të këtyre përmasave të lulëzonte pa pikasur asgjë

Kjo aferë që ndodhi në Shqipëri nën hundën e Edi Ramës me një ministër të Edi Ramës dhe nuk mund të thotë që kjo është çështje individuale. Komisioni hetimor është humbje kohe. Duhet drejtësia të veprojë në mënyrë më të shpejtë. Kjo aferë është gur prove për zonjën Yuri Kim dhe Soreca për të treguar nëse drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe efikase”, u shpreh ai.

Burimi kujton se në demokraci janë të ndara pushtetet, dhe drejtësia është pushtet më vete i pavarur prandaj presioni duhet të vihet mbi SPAK e Drejtësi se bëhet fjalë për aferë shumë të madhe.

“Rama ka përgjegjësi morale. E pakta është përgjegjësi morale, më pas presim drejtësinë nëse ka element të përgjegjësisë penale, por nuk mund të thotë që nuk është faji im, përgjegjësia është individuale. Atëherë për çfarë shërben kryeministri”, u shpreh Burimi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL