albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Historia e rrallë e shqiptarit që punon në fabrikë këpucësh, merr leje në punë dhe realizon gol në Conference League

by Editor
July 30, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Historia e rrallë e shqiptarit që punon në fabrikë këpucësh, merr leje në punë dhe realizon gol në Conference League
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtari me origjinë shqiptare, Marseljan Mema ishte protagonist sot në fushën e lojës, teksa për t’u përmendur është edhe historia unike e tij. Mema aktivizohet në formë huazimi te skuadra kampione e San Marinos, Virtus, që mbrëmjen e sotme u përball me Flora Talin, në duelin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.  

Sfida e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që në duelin e kthimit, Mema u aktivizua në minutën e 55-të, teksa në minutën e 88-të, u shndërrua në një protagonist,ku shënoi një gol me peshë, duke barazuar rezultatin në 2-2, kësisoj dueli shkoi në shtesë.  

Interesant është fakti se për të qenë pjesëmarrës në këtë përballje, Mema, ka marrë lejë në punë, pasi nga e hëna në të premte, atij i duhet të punojë në një fabrikë këpucësh, ndërkohë që në fundjave luan futboll me skuadrën amatore të Montecalvos. 

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Edhe pse pjesë e futbollit amator, talenti i shqiptarit, ka impresionuar drejtuesit e kampionëve të San Marinos, që e huazuan Memën për ndeshjen Europiane.  

27-vjeçari ka lindur në Shqipëri, por është rritur në Rimini të Italisë. Për fat të keq, skuadra e sulmuesit shqiptar, nuk arriti të bënte mrekullinë, teksa pësoi 3 gola në kohën shtesë ndaj Flora Talin, duke u mposhtur me shifrat 5-2. Kujtojmë që Flora tashmë do të përballet me fituesen e çiftit Egnatia-Vikungur.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL