albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2024

by Editor
May 13, 2024
Reading Time: 4 mins read
0
Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2024
Share on FacebookShare on Twitter

DASHI

Për sa i përket punës, yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në qoftë se doni që të ardhurat tuaja të rriten. Kini besim te forca juaj e brendshme, te kurajoja për të përballuar pengesa të ndryshme. Duhet të keni parasysh që çdo pengesë që mund të kaloni do ju shërbejë si një eksperiencë më të mirë jete.

DEMI

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Shumica e planetëve janë në favorin tuaj duhet të tregoheni elastikë në gjëra pa vlerë dhe të vendosur në ato më të rëndësishmet. Situata më të gjalla do të paraqiten për ata që punojnë në sektorin artistik. Do të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin.

BINJAKËT

Për të mbajtur një humor të qëndrueshëm dhe për të mos humbur energjitë e grumbulluara këto ditë, mundohuni të largoni çdo lloj stresi dhe të reflektoni në qetësi çdo situatë. Në dashuri do të vlerësoni shumë dedikimin e partnerit ndaj jush.

GAFORRJA

Marsi kthehet në shenjën tuaj duke ju dhuruar më shumë energji dhe duke i dhënë gjallëri marrëdhënieve me personat që ju rrethojnë. Hëna sot është e favorshme për të kontrolluar më mirë llogaritë tuaja bankare. Takime interesante me persona që i përkasin shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Akrepit.

LUANI

Në aktivitetet e përditshme do të harxhoni të gjitha energjitë e mundshme për të arritur suksesin. Ambicjet e tepërta mund t’ju bëjnë të lini pas dore personat që ju duan dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Afërdita ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t’ju ofrojë një largim aventuresk nga realiteti nëpërmjet dashurisë.

VIRGJËRESHA

Duhet të përfitoni menjëherë nga ofertat e papritura që ju paraqiten si sot. Pranoni një propozim të ri pune apo një ftesë për një mbrëmje. Fjalët e një personi do ju nguliten thellë saqë do të dëshironi ta shikoni sërish.

PESHORJA

Çështjet ekonomike që normalisht ju bezdisin do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Do të gjeni zgjidhjen e duhur të problemeve që keni për momentin, gjithashtu do të dini të ndiqni rrugë të reja për të rritur të ardhurat tuaja. Partneri do të mundohet të organizojë kohën tuaj të lirë duke u vendosur kështu në vendin tuaj.

AKREPI

Mund të kaloni me lehtësi pengesat që do ju paraqiten sot mjafton të mos i dramatizoni gjërat dhe të dini të drejtoni çdo gjë të papritur. Duke dëgjuar partnerin dhe personat që ju qëndrojnë pranë do të keni mundësi të evitoni tensione të kota.

SHIGJETARI

Moment i favorshëm për sa i përket studimit dhe aktiviteteve në punë. Konfigurimet e shkëlqyera planetare favorizojnë jetën praktike dhe financat duke ju premtuar një fazë shumë fatsjellëse në këta sektorë. Forma fizike do të jetë e shkëlqyer.

BRICJAPI

Nuk ju mungon shpirti i iniciativës dhe dëshira për të bërë figurë të mirë, për këtë arsye jeni të gatshëm të impenjoheni shumë për të arritur rezultate të mira. Në dashuri nuk do të jeni absolutisht të kënaqur se si po shkojnë gjërat midis jush dhe partnerit. Është momenti të flisni bashkë dhe të përballoni këtë situate.

UJORI

Mos u kushtëzoni nga Hëna negative në shenjën tuaj dhe nga gjykimi i familjarëve tuaj të vendosur për t’ju penguar në realizimin e një projekti që keni për zemër. Sektori i ndjenjave do të shkojë mirë me Afërditën që ju ndihmon të shprehni ndjenjat tuaja personit të zemrës pa pasur frikë. Mundohuni të pushoni pak më shumë.

PESHQIT

Dita e sotme do ju falë shumë kënaqësi. Do të rrethoheni nga dashuria e miqve të sinqertë të gatshëm për t’ju mbështetur me të cilët mund të organizoni diçka origjinale në mbrëmje. Nuk do të përjashtohen dhe suksese në jetën sociale dhe admirime për sa i përket stilit tuaj të jetuarit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL