albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

I akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, ja çfarë vendimi mori gjykata për Edmond Përdodën

by Editor
February 14, 2022
Reading Time: 1 min read
0
I akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë, ja çfarë vendimi mori gjykata për Edmond Përdodën
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Edmond Përdodën, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lezhë.

Përdoda që ra në prangat e policisë të premten e kaluar akuzohet për vrasjen Preng Simonit dhe Kol Murranit në Lalm të Lezhës.

Më herët në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar edhe vëllain e tij Aleksander Përdoda.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27.04.2020, në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, ku mbetën të vrarë shtetasit Kol Murrani dhe Preng Simoni ndërsa autorë janë pikërisht vëllezërit Përdoda.

Murrani dhe Simoni u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa ishin kthyer në vendilindjen e tyre. Trupat u gjetën të pajetë nga djali i njërit prej viktimave.

Vrasja e dyfishtë dyshohet se është kryer për motive pronësie, dhe tashmë dy vëllezërit do të përballen me akuzat.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL